Informacioni që Adriatik Lapaj zbuloi në studion e “Off the Record”, se plumbi në kokën e një prej të dëmtuarve, ka dalë nga një armë që nuk i përket shtetit shqiptar, solli reagimin e xhaxhit të Aleks Nikës.
Duke e cilësuar të gabuar këtë deklaratë, pasi sipas tij është provuar me ekspertim që armët janë të Gardës së Republikës, Mark Nika thekson se kushdo që mbështet informacionin që dha Lapaj, mbron vrasësit.
Pjesë nga debati
Mark Nika: Unë e dëgjova dhe Adriatikun, por ose është i dezinformuar dhe nuk e njeh çështjen, ose bëjnë kualifikime të gabuara për t’iu shmangur përgjegjësisë së autorëve të vërtetë. Plumbi që ka qëlluar nipin tim është qëlluar nga anëtarët e gardës, jo nga plumba të tjerë. Ata që thonë kështu kthehen në mbrojtës të vrasësve.
Adriatik Lapaj: Nuk është ky qëllimi.
Mark Nika: Është provuar me ekspertim, vrasjet janë bërë me armë të shtetit, të Gardës së Republiëks dhe jo me trofe e armë të Saliut.
Adriatik Lapaj: Edhe mund të jetë.
Mark Nika: Korrigjoje. Se në këtë rast e dezinformon se thotë nuk ka përgjegjësi shteti. Unë di këtë që sot drejtësia i ka shkuar deri në fund.
Adriatik Lapaj: Zoti Mark e para unë jam në anë tënde, jam me ty të bësh drejtësi. E dyta gjërat që marrim si informacion unë e thashë që mund të mos jetë ashtu. Ndaj je këtu për ta saktësuar. Unë kam vetëm një pyetje; ju si familjarë keni çuar ndonjë provë së fundi, një skaner?
Mark Nika: Është kaseta, e ka çuar një gazetar.
Adriatik Lapaj: Jo kasetë, skaner?
Mark Nika: Jo i ka marrë prokuroria ato.
- Erion Veliaj të premten nëavokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit - 30/10/2025
- “Plumbi në kokë s’ishte i armëve të shtetit”, xhaxhai i Aleks Nikës ‘i përvishet’ Lapajt: Po mbron vrasjet e Berishës - 30/10/2025
- Spalletti mbërrin në zyrat e Juventusit, fillojnë proçedurat zyrtare… - 30/10/2025
 
                                    