18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Plas debati mes Xhaferrajt dhe Ballaurit: Nuk keni guxim, rinia sot frikacake!

Elsa Ballauri, pjesëmarrëse e lëvizjes së dhjetorit të vitit 90’ u përplas në studion e Euronews Albania me Besart Xhaferrin, kreun e FRPD-së për rininë e ditëve të sotme.

Sipas Ballaurit, rinia sot është frikacake dhe nuk ka guxim të përballet, gjë që u kundërshtua nga Xhaferri.

“Këta të rinj pranojnë që të jenë kaq frikacakë dhe kaq individualistë dhe kaq të ngushtë në ato kërkesat e tyre dhe mos të bëjnë asnjë protestë, mos të kenë asnjë plan,” – u shpreh Ballauri.

“Është qesharake kjo që gjithë faji i lihet rinisë sepse nëse Shqipëria është në këtë gjendje ku është sot zonja Ballauri është faji i brezit tuaj, jo brezit tonë. Është komplet brezi juaj që ka jetuar profesionalisht këto 30 vjet dhe jemi në këtë derexhe, nuk mund të bazoheni ju te guximi jonë tani,” – ja ktheu Xhaferri.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x