Teksa kërkoi edhe njëherë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Sali Berisha u bëri një thirrje qytetarëve.
“Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”-u shpreh Berisha në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile.
Berisha tha se opozita kërkon qeveri teknike me dy objektiva.
“Përgatitjen e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme, pasi ato nuk ekzistojnë më. Misioni ynë përmbysja e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira. Dhe e dyta, të mos pengojmë drejtësinë”-u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zgjedhjet në Kosovë, çka tregon një fitore mbi 50 përqind të votave - 09/01/2026
- Video/ Pamje të rënda nga Selenica, momenti i rrëzimit të malit ku mbetën të izoluara dhjetëra familje - 09/01/2026
- VIDEO – Iran, protesta të fuqishme/ Më shumë se 50 të vrarë, hiqet interneti! Ja kush i kërkon Trump që të ndërhyjë.. - 09/01/2026