23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Përfundon ujësjellësi në bashkinë Pustec/ Të gjitha fshatrat do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm

Merr zgjidhje përfundimtare problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në Bashkinë Pustec. Aktualisht kanë përfunduar punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, me ndërtimin e depove dhe rrjetin e furnizimit, ndërkohë që janë duke u bërë testimet e  fundit tek disa prej fshatrave të kësaj bashkie, konkretisht në Pustec, Zaroshkë, Lajthizë dhe Djellas, ndërsa tek fshatrat e tjerë sistemi i furnizimit me ujë është vënë në funksion të plotë. Kryebashkiaku Pali Kolefski bën me dije se shumë shpejt të gjithë banorët do të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Kryebashkiaku Kolefski, shton më tej se pjesë e këtij projekti madhor, është dhe riparimi i rrugëve të cilat janë dëmtuar si shkak i punimeve. Kjo ndërhyrje do të kryhet nga ana e firmës zbatuese. Ndërkohë që po bëhet edhe automatiximi i rrjetit të furnizimit me ujë.

Dikur vetëm një pjesë e fshatrave kanë patur ujësjellës, ndërkohë që pjesa tjetër vuante mungesën e ujit të pijshëm duke e siguruar vetë përmes puseve e pompave. Tashmë ata shprehen të kënaqur për këtë investim.

Projekti “Furnizimi me ujë i fshatrave të Bashkisë Pustec”, ka kapur vlerën e mbi 540 milion lekëve. Me ndërtimin e ujësjellësit të ri i është dhënë fund problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 5000 banorë të kësaj bashkie. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x