21.5 C
Tirana
25 / 01 / 2026

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

Nga Fitim Zekthi

Forca dhe pushteti janë dy gjëra që nuk rrinë bashkë, nuk takohen.

Forca është një lloj pohimi i humbjes së pushtetit; ajo është mohimi i pushtetit dhe, në thelb, e shkatërron atë.

Hannah Arendt, sidomos, por edhe mjaft mendimtarë të tjerë, si dhe e gjithë historia politike moderne e shumë vendeve deri më sot, tregojnë se forca, pra përdorimi i saj, është në të vërtetë shenjë e mungesës së pushtetit.

Pushteti është koncertimi i veprimeve, kapaciteti për veprime të organizuara dhe të koordinuara, si dhe arritja e rezultateve si pasojë e kombinimit të këtyre veprimeve dhe e ideve apo vlerave që udhëheqin individin ose subjektin që i kryen ato.

Paaftësia për të vepruar në këtë mënyrë është forca; ajo është mospasja e pushtetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x