Mediat serbe e kanë konsideruar si të vështirë shortin për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Përballë Anglisë dhe Shqipërisë, serbët mendojnë se short më të keq nuk mund të kishte.
“Kur bëhet fjalë për vazon e parë, përzgjedhja jonë nuk mund të kishte kaluar më keq. Luajtëm kundër Anglisë në Kampionatin Evropian dhe humbëm 1:0. Ndeshjet kundër ekipit nga vazoja e tretë, pra Shqipërisë, do të jenë veçanërisht të vështira për arsye të njohura. Në teori, rivalët nga vazoja e tretë dhe e katërt nuk duhet të jenë problem për një ekip si ai i Dragan Stojković”, shkruan Kurir.
Serbia fillimisht përballet me një playoff për të qëndruar në Ligën A të Kombeve, konkretisht një duel kundër Austrisë më 20 dhe 23 mars. Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa orari i ndeshjeve do të njoftohet më vonë.
Top Channel
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026