10.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

PE miraton liberalizmin e vizave për Kosovën, Basha: Qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha i uron shqiptarët e Kosovës të cilët do të lëvizin të lirë në Europë dhe do të trajtohen me dinjitet si europianë.

“Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Europë, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë.

Parlamenti Europian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund.

Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, shkruan Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x