Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi prezantoi listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Lideri i PDK deklaroi se lista nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.
“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Video/ Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseat, shkëlqen me një supergol në Hong Kong - 05/08/2026
- “Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës - 05/08/2026
- Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç - 05/08/2026