Sot Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për Primaret brenda saj në 5 bashki të vendit, që në fazën e parë dolën balotazh.
Rivotim mes dy kandidatëve në garë do të ketë në Bashkinë e Dibrës, Fierit, Mirditës, Librazhdit, dhe atë të Matit, ndërsa në Fushë-Arrëz zgjedhjet do të mbahen në një tjetër datë.
Në primaret e 4 dhjetorit në balotazh dolën 8 bashki, mes të cilave edhe ajo e Tiranës, Krujës, Sarandës, por kandidatët me numër më të vogël votash u tërhoqën, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë si kandidatë fitues ata që kishin siguruar numrin më të madh të votave të anëtarësisë dhe simpatizantëve në zgjedhje.