Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka kërkuar reflektim brenda forcës politike, duke theksuar se përgjegjësia për çdo largim nga partia bie mbi lidershipin Sali Berisha.
I ftuar në studion e QUO VADIS, ai u shpreh se të gjithë demokratët që angazhohen në parti duan të jenë fitues dhe nuk mund të etiketohen si “kriminelë” pse kërkojnë sukses politik.
Salianji kritikoi qasjen e drejtuesve që, sipas tij, nuk marrin parasysh mendimin e demokratëve, duke shtuar se partia nuk duhet trajtuar si pronë personale.
“Quhen kriminalë demokratët që duan të jenë fitues. Të gjithë demokratët që vijnë aty duan të jenë fitues. Partia ka vetëm një interes, si të rrisë numrin e anëtarëve, votuesëve. Partinë Demokratike duan ta mbajnë si pronë. Nëse drejtuesit thonë që nuk na intereson çfarë mendojnë demokratët, duan ta mbajnë si pronë. Duhet ta bëjmë tani, që të mos flasim pas një viti. Duhet të ishim sot me 61 kandidatë, me njerëz të ndarë në zona. Kur janë në PD, nuk ikën njeri. Përgjegjësia për çdo largim nga PD është e lidershipit”, tha Salianji.
- Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari - 12/04/2026
- Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban - 12/04/2026
- Mbyllet pas 16 vjetësh epoka Orban në Hungari, Kryeministri pranon humbjen: Rezultat i dhimbshëm. Opozita fiton mbi 2/3 e vendeve në Parlament - 12/04/2026