Një nismë e demokratëve e depozituar të premten në kuvend, do të synojë ndalimin e përfitimit nga taksat e shqiptarëve të kompanive offshore.
Draftligji është dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, nga deputeti Agron Shehaj. Përmes këtij pr.ligji ndalohen automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekretë të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.
Në draftin e hartuar së bashku me një grup kolegësh, thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.