23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Pasi u ofendua nga Milanistët, Calhanoglu ndez derbin e së shtunës në Seria A: Më vlon gjaku

Të shtunën Seria A luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme, pasi në San Siro do jetë derbi Milan-Inter. Dy rivalë të përjetshëm, që sezonin e kaluar luftuan deri në fund për titullin, ndërsa edhe këtë sezon e kanë nisur si pretendentë.

Por kjo përballje është speciale për Hakan Calhanoglu, turkun që verën e kaluar la Milanin për të kaluar te Interi. Kjo bëri që sezonin e shkuar të kishte shumë vërshëllima, por edhe fyrje në drejtim të turkut nga futbollistë dhe tifozë të Milanit gjatë festimeve për titull. Në prag të sfidës së rradhës mesfushori është shprehur se mezi pret të zbresë në fushë për të treguar veten.

“Kam arritur në kuotën e 50 ndeshjeve me Interin dhe shpresoj të mbërrij sa më shumë të jetë e mundur.

Jam shumë i lumtur këtu, m’u bë qejfi për atë assist të dhënë për Barelën ndaj Kremonezes pasi na vjen spontanisht pas kaq shumë kohe bashkë në derbi.

E dimë se Milani është i fortë dhe do të jetë e vështirë, por ju garantojmë se ne kemi një zjarr brenda nesh për këtë ndeshje.

Na vlon gjaku,”- u shpreh Çalhanoglu për kanalin e klubit, duke folur edhe për Lukakun, për të cilin ishte shprehur më parë se mund të bënin mirë edhe pa të.

“E them përsëri që kemi bërë mirë vjet edhe pa të, por sigurisht që na vjen keq dhe duam ta kemi sa më shpejt në fushë.

Megjithatë, Romelu na jep forcë edhe nga jashtë fushe,”-tha turku që do t’i ketë edhe një herë tjetër projektorët mbi vete, deri në rikthimin në fushë të Ibrës dhe Lukakut, protagonistë absolutë të derbit pas asaj përplasjeje në duelin e Kupës së Italisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x