Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit për COVID-19 dhe thekson se qëndrimet e tij mbështeten vetëm te shkenca dhe provat shkencore.
Në një reagim pas debatit virtual mes mjekëve Erion Dasho dhe Edvin Priftit, të cilët u përplasën mes tyre në lidhje me mënyrën sesi u menaxhua pandemia e Covid-19, ku Dasho shprehej se gjatë pandemisë pati mjekë që kundërshtuan mënyrën si po menaxhohej pandemia, duke sugjeruar përmirësimin e protokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën flamurin e të vërtetës”, duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të “cilat shkenca mjekësorë ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë”.
Prifti iu përgjigj duke thënë se më këto deklarata po “fyente një komunitet të tërë që nuk ta ka për borxh dhe ke fyer njerëzit me shtyllë kurrizore që nuk debatojnë në funksion te interesave personale”.
Brataj në një postim në rrjetet sociale shpjegon se pandemia ishte një emergjencë reale, se rekomandimet mjekësore ndryshojnë me zhvillimin e njohurive dhe se vaksinat kanë sjellë përfitime të rëndësishme, edhe pse nuk janë pa efekte anësore.
Ai nënvizon rëndësinë e transparencës, monitorimit të vazhdueshëm dhe debatit të bazuar në prova, duke paralajmëruar se dezinformimi dëmton shëndetin publik. Në përfundim, ai rithekson se shkenca mbetet mënyra më e besueshme për të kuptuar dhe përballuar sëmundjet.
- Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë - 06/10/2026
- “Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh! - 06/10/2026
- Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropian, ja çfarë përmban - 06/10/2026