Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shtyhet me 6 muaj. Në mbledhjen e sotme anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në komision kanë rënë dakord që t’i depozitojnë Kuvendit kërkesën për të shtyrë afatin deri në 10 mars 2023.
Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkaq, vendimi që u miratua në komision do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit për vendim përfundimtar.
Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi punën në qershor të këtij viti dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga PS, gjashtë nga PD dhe tre nga partitë aleate në opozitë. Qëllimi është që të arrihet konsensus mes palëve politike për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor.
/aleka
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024