13.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar i nisur nga Françesku

Papa Leone XIV ka mbyllur zyrtarisht Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke shënuar përfundimin e Jubileut 2025, i dedikuar shpresës.

https://3727040f30131c6e5010fbe2e1c29fd1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Porta e famshme ishte hapur nga Papa Françesku më 24 dhjetor 2024, duke nisur një vit ngjarjesh jubilarë dhe vizitash nga miliona pelegrinë nga e gjithë bota.

Sipas policisë së Romës, në sigurimin e ngjarjeve jubilarë janë angazhuar mbi 70,000 forca të rendit, duke përfshirë policinë, karabinierët, Gardën e Financës, policinë lokale, shërbimet e mbrojtjes civile dhe operatorët e transportit publik dhe urgjencës. Questori i Romës, Roberto Massucci, theksoi se përpjekja për sigurimin e ngjarjeve ishte rezultat i një koordinimi të gjerë institucional.

“Siguria e miliona pelegrinëve është rezultat i punës së bashkuar të të gjitha institucioneve – nga policia dhe karabinierët, deri tek shërbimet e emergjencës dhe transportit publik,” tha Massucci. Gjatë Jubileut 2025, më shumë se 33 milionë pelegrinë kanë vizituar Romën, duke bërë të nevojshme një përkushtim të jashtëzakonshëm për menaxhimin e sigurisë dhe rendit.

Mbyllja e Portës së Shenjtë shënon një pikë kulmore të vitit jubilar dhe një moment simbolik për komunitetin katolik global, duke përmbyllur një cikël shprese dhe besimi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x