Kryeministri hungarez, Viktor Orban i ka bërë thirrje BE-së të heqë sanksionet kundër Rusisë. Sipas Orban, sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionin, dhe nëse këto masa do të hiqen, çmimet e gazit do të bien me 50%, gjithashtu edhe inflacioni.
Pa sanksione, Europa mund të rimarrë fuqinë dhe mund të shmangë një recesion të afërt, tha Orban, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se sanksionet po e dëmtonin Europën më shumë se Rusinë.
“Sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Europën në një krizë energjetike”, tha ai.
Në korrik, Orban tha se BE-ja kishte “qëlluar veten në mushkëri” me vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, të cilat, nëse nuk hiqen rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë europiane.
- Irani jep sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit, ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore - 13/06/2025
- AMP pezullon nga detyra 3 efektivë të “Shqiponjës”, një muaj më parë dhunuan shoferin e një makine - 13/06/2025
- Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat kyçe iraniane që u vranë në sulmin izraelit - 13/06/2025