1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

“Opozita të mos mbështet tek zhurma”, Shehi: Do të ndahemi nëse fillon beteja për “shefin”

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN nga ku foli për aksionin opozitar para zgjedhjeve lokale.

Ai u shpreh se opozita duhet të mos mbështetet vetëm te zhurma dhe propaganda, ndërsa sugjeron që në zgjedhjet lokale duhet të shkohet me kandidatë të përbashkët, pasi aty nuk do të përcaktohet kryeministri i ardhshëm.

“Të mos mbështetemi vetëm te zhurma dhe propaganda, por të bëjmë disa gjëra që janë realisht të rëndësishme dhe që mund ta rikthejnë opozitën në betejën e saj. Beteja më e afërt politike janë zgjedhjet administrative. Të përpiqemi të gjejmë një platformë që bashkon shumicën e shqiptarëve ndaj një ideje të re, ku të bashkohemi të gjithë bashkë. Është shumë e rëndësishme që opozita të dalë me një person të vetëm.

Të gjejmë një formula që na bashkon qark këtyre njerëzve lokale. Kjo është një formulë që nuk përcakton kush është shefi i opozitës. Ne nuk po shkojmë për të zgjedhur kryeministrin. Kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Shehi.

Kush duhet ta udhëheqë opozitën?

“Nëse ne do të fillojmë betejën kush është shefi i opozitës, do të ndahemi më tej. Ne na bashkon dëshira për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar. Ne kemi mendime të ndryshme për ligjin zgjedhor dhe shumë të tjera. Deri te zgjedhjet lokale emëruesi i përbashkët është kush është kundër Edi Ramës. Nëse do të merremi me emra do të fillojmë të ndahemi. Këtë moment e lëmë për një kohë të dytë. Këtë e tregon koha. Kemi zgjedhjet administrative dhe aty do të tregohet kush është partia më e madhe”, u shpreh Shehi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x