Marrëveshja për pranimin e fajit për sulmuesit e 11 shtatorit u anulua nga shefi i Pentagonit Lloyd Austin.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka anuluar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për organizatorin e dyshuar të sulmeve të 11 shtatorit dhe dy të pandehurit të tjerë, duke i rikthyer dënimin me vdekje.
Marrëveshja jetëshkurtër erdhi 16 vjet pasi filloi ndjekja penale e tre të akuzuarëve.
Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaidës dhe dy bashkëpunëtorët e tij, ranë dakord të pranojë fajësinë. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.
Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshja që tashmë u anulua, mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin erdhi më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.
Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin.
Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
“E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të negociosh me ta pasi ata janë në paraburgim”, tha Senatori McConnell në një deklaratë.
- Erion Veliaj kërcënon Ols Dadon: “Kolegu im” as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, por do ia mësoj unë - 01/07/2025
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025