Shoku i skuadrës te Franca, Adrien Rabiot ka kritikuar mënyrën sesi Kylian Mbappe ndryshon zërin gjatë intervistave të ndryshme. Rabiot tha për Carré se diçka e tillë e acaron atë, pasi i duket e bezdisshme.
“Më mërzit shumë kur Mbappé ndryshon zërin gjatë intervistave. Kur jemi bashkë, flet normalisht. Dhe kur e shohim sërish në një intervistë, nuk e di pse, por zëri i tij ndryshon. Ndryshimi total. Është e bezdisshme dhe stresuese. Unë mendoj se të gjithë e vunë re këtë” – Tha ai.