15.5 C
Tirana
05 / 03 / 2026

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate të forta mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido. Gjatë fjalës së tij, Noka akuzoi mazhorancën se ka degraduar funksionimin e Parlamentit.

Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, ai tha se ata e kanë “zegjinizuar” Parlamentin dhe se sjellja në sallë i turpëron qytetarët.

Ky Parlament është për turp e faqe të zezë. Qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. E keni zegjinizuar këtë Parlament. Çfarë i keni bërë këtij institucioni! Kur dëgjon parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë. Ai vjen herë me ilaçe të pira, herë me ilaçe të papira. Kur ishim në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizin si çam, herë ma sillte Vangjel Dulen si grek, herë ma sillnin si lab. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij Parlamenti?”, u shpreh Noka.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Ardit Bido iu përgjigj me kritika të forta ndaj Nokës, duke e cilësuar atë si shembull negativ të mënyrës se si nuk duhet të bëhet politika në Shqipëri.

Zoti Noka është epitomia e asaj se si nuk duhet të jetë politika shqiptare. Ka qenë në vitet kur PD ishte në pushtet, kur të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij përpara se të bëheshin drejtorë, dhe më pas dilnin me ndonjë apartament shtesë në Sarandë. Edhe kuksianët e tij përfundonin me apartamente në Sarandë. Kjo tregon mënyrën se si ka funksionuar PD. Sot ai është një kalk i shëmtuar i doktorit, që është origjinali. Politika nuk mund të bëhet me kalqe”, u shpreh Bido.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x