27.5 C
Tirana
25 / 05 / 2026

Njëri qëlloi me thikë, tjetri me pistoletë, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë

Një konflikt i çastit është bërë shkak për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vdekur dy persona.

Mësohet se, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri – tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë.

Për pasojë, kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt. Mësohet se viktimat janë shtetasit Altin Rrexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

Me armë raportohet se ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Edmond Gosa nga Kavaja. Mësohet se, Gosa ka goditur me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x