10.5 C
Tirana
14 / 10 / 2025

“Një tragjedi e madhe për shtetin”- Mesazhi që Rama la në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin Kalaja

Në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, por edhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe, të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x