Nga Zef Preçi
Lajmi qe pushtoi sot qe ne mengjes portalet e shumta te vendit e kudo ku flitet Shqip, i ngjante nje trofeu ne vigjiljen e ditelindjes se “udheheqesit”. Duke besuar se eshte lajm i vertete, nuk mund te mos lindin edhe pikepyetjet e meposhtme me kete “doreheqje kolektive” te drejtoreve te bashkise se Vlores.
Se pari, nese keto poste do te kishin qene poste te sherbimit civil, si mund te detyrohen kolektivisht te largohen me presion politik? Ne cilin akt ligjor te ketij shteti parashikohet nje procedure e tille e largimit nga puna?
Se dyti, ku eshte parlamenti lokal – Keshilli Bashkiak para te cilit mund dhe duhet te japin llogari zyrtaret qe mbahen me taksat e qytetareve? A u be ndonje analize ne kete forum te zgjedhurish me pergjegjesi te qarta sipas ligjit?
Se treti, edhe mund te kete mendje te cartuna, qe gelltisin cfare ju ofron propaganda qeveritare per pergjegjesine e personave ne fjale, por nje mendje normale kerkon tregues te performances ne sektoret perkates dhe jo prerje kokash qe kenaqin naivet…Pergjegjesia matet me shkallen e permbushjes se detyrave te parshikuara dhe jo keshtu sic po veprohet.
Sot nje dite me pas, Vlora dhe njesite administrative jane njesoj si me pare, ne mos me kee nga paraliza institucionale e administrates se bashkise. Dmth problemet e ndotjes mjedisore, kaosit urban, mungeses se ujit te pijshem, nderprerjeve te energjise elektrike, etj., jane njesoj. Sepse ne thelb kjo nuk eshte nje ceshtje “kuajsh” te lodhur e te shfrytezuar ne fushaten e porsaperfunduar elektorale e qe duhen nderruar, por nje ceshtje e sistemit, bash te atij sistemi te ndertuar me duart e vete z. Rama, te mbushur me ofiqe te dhena pa asnje merite, nen ndikimin e lobeve te biznesit, strategjikeve te jugur dhe eksponenteve te krimit te organizuar, turtlilloj pehlivanesh fasadiste pa asnje lidhje me interesat publike dhe sherbimet ndaj qytetareve, ithtare te “5D” qe kane pushtuar administraten dhe politiken Shqiptare ne qender dhe ne baze.
A po e kanalizon pakenaqesine publike per grabitjen e taksave drejt ketyre eunukeve partiake largimi kolektiv i tyre sic shpresojme “spin-doctors” duke lene shteg per parimin e vjeter komunist “i paster uji ne burim, por turbullohet rruges”? Nuk e besoj, sepse plazhet gjysem bosh te pakten nga Vlora ne Orikum tregojne per demin e bere tashme, ashtu sikurse tregu bosh nga prodhimet e vendit si asnjehere tjeter, tregojne per problemet serioze te ekonomise ne mbare vendin ne mandatin e katert…
Edhe Stalini i conte para toges se pushkatimit drejtoret qe “nuk realizonin planin pesevjecar socialist”, por kjo nuk e shpetoi rrenimin e sistemit te ndertuar prej tij…
- Të zbulosh përmes penelit - 06/07/2025
- Komedia tmerrësisht qesharake “GRUAJA E BURRIT TIM” - 05/07/2025
- 21 dorëheqje në një ditë/ A mund ta ristrukturojë kryeministri një bashki?! - 04/07/2025