Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, deklaroi se kemi të bëjmë me një “mbyllje totale” të listave.
“Arritëm deri këtu duke sabotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga një tryezë e hapur për publikun, kaluam në një celulë okulte. Pritej një ogur i zi sot dhe ajo që rezultoi ishte pikërisht kjo gjë. Ajo që është vendosur është hermetizimi pothuajse total i listave. Me një llogari të thjeshtë, rezulton që PD dhe PS, me numrat që morën në zgjedhjet e fundit, kanë 45 mandate të mbyllura për PD dhe 45 për PS. Në total, 90. Fut këtu dhe mandatet e LSI e PSD, 96 mandate. Me sistemin e ri i thonë gati 100 mandate të mbyllura dhe 40 pastaj ato që ngelen për t’u diskutuar nga palët”, tha Alibeaj.
“Me ruajtjen e ndarjes së Shqipërisë në 12 “çifligje”, Edi Ramës i janë dhënë nga Sali Berisha që sot 12 mandate në tavolinë”, shtoi Alibeaj.
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025
- Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët - 26/10/2025