“Rendi i ri” shfaqja e re teatrore nga regjisori Kiço Londo vjen premierë në teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Drama “Rendi i ri” e autorit spanjoll Sergi Pompermayer e shkruar në vitin 2014, ku ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër disa rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë) do të jetë në skenë në datat 2 dhe 3 tetor në Gjirokastër. Shfaqja vjen në skenë si produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo. Shfaqja vjen në skenën teatrore në Gjirokastër nga një ekip teatror, që ka në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm. Në rolet e veprës janë aktorët Era Çaushi, Xhoana Karaj, Aleksandër Kondi dhe Igli Fusha.
Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompeksitetin e pakënaqësisë, anarkinë, seksin. Konfuzion ekzistencial. Vepra është përkthyer nga Natasha Habilaj, kostumet Silvi Vrapi dhe as regjisor Fabjo Rapushaj.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025