Një nga personar të cilit i del emri në dosjen amerikane ku shënohet si “Personi B”, quhet Dorian Duçka.
Doriani ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka patur në qeverinë e përbashkët me Metën.
Madje Doriani njihej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic, me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.
Ja si e përshkruante Dorianin në 2019 portali i gazetarit Alfred Lela, që sot është zëdhënës i Berishës, në një shkrim me titull: “Kryeministri Rama shpërblen gruan e njeriut të Metës që i organizoi ‘darkën e gabuar’ në Berlin”
“Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it.
Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputetë gjermanë në Berlin.
Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë”.
Duçka përmendet në media si “nipi” i Ilir Metës.
Gazeta Dita