Pritet të jetë një maratonë seancë plenare sot, për shkak të mocionit me debat lidhur me gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhje të cilat opozita vijon të mos i njohë, duke i cilësuar si të manipuluara. Diskutimet pritet të jenë të gjata dhe të shoqëruara me tension, pasi ky mocion konsiderohet nga opozita si një çështje thelbësore që lidhet me legjitimitetin e procesit elektoral.
Seanca pritet të zgjatet ndjeshëm edhe për shkak të një rendi dite tepër të ngarkuar, ku krahas mocionit, janë programuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe tjetra me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu një sërë projektligjesh me impakt të gjerë në fushën fiskale, financiare dhe ekonomike, duke e kthyer këtë seancë në një ndër më voluminozet e sesionit. Mes tyre janë projektligjet për ndryshimet në procedurat tatimore, TVSH, tatimin mbi të ardhurat, sistemin e taksave vendore dhe faturimin elektronik, të cilat shoqërohen me diskutime dhe votime nen për nen dhe në tërësi.
Në fokus të veçantë është projektligji për marrëveshjen e paqes fiskale, si edhe iniciativat për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe fshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore, të cilat pritet të ngjallin debat të gjerë për shkak të ndikimit të tyre në administratën fiskale dhe bizneset.
- 35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO) - 11/12/2025
- Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës - 11/12/2025
- Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kryeministri Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri, Dumani meriton përgëzime - 11/12/2025