8.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Nis me vonesë procesi i numërimit në Tiranë: Veliaj kryeson bindshëm

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Tiranë, ku nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 8 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 1305 vota, ose 60.73%.

Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 594 vota ose 27.64 %.

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 82 vota, Roland Bejko i PD-së me 111 vota.

Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 13 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 44 vota.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x