Aktori Florjan Binaj do të përballet me Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës ndërsa në studiot televizive çdo mbrëmje ka diskutime dhe komente për kandidatët që garojnë.
Në studion e emisionit “Opinion” teksa flitej për garën bashkiake të kryeqytetit, një mesazh “protestues” erdhi në telefonin e Blendi Fevziut.
Sipas Fevziut, botuesi Nikoll Lesi “protestoi” përmes një SMS-je ndaj drejtuesit të “Opinion” duke thënë se ai ka qenë kandidati i parë i pavarur në Shqipëri në vitin 1997, jo Florian Binaj. Lesi theksoi se ka pasur mbështetjen e opozitarëve.
“Unë jam kandidati i parë i pavarur në Shqipëri. Në vitin 1997 ka kandiduar dhe kam pasur mbështetjen opozitare”-tha Nikoll Lesi.
Por në gazetën e tij, Lesi më pas ka bërë një sqarim.
“Për korrektesë për lexuesin dhe publikun më duhet të sqaroj se në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në televizionin e Aleksandër Frangajt, TV KLAN, me paskan cituar live se gjoja kam nis një sms drejtuesit të emisionit, i cili e ka lexuar si sms timen!
Unë as nuk kam nisur sms Fevziut, as po e ndiqja emisionin. Për etikë drejtuesi i emisionit duhej të merrte, nëse duhej, prononcimin tim, pasi ai e ka numrin tim të cel. Por jo të thoshte live se “se me ka nisur protestë me sms Nikoll Lesi….”!
E bëj këtë sqarim sepse kam shumë telefonata dhe sms për këtë gjoja “protestën” timen te Fevziu, ndonëse siç me thonë, nuk ka patur konotacion negativ, por gjithsesi i detyruar po bëj sqarimin tim, pavarësisht se Fevziun e kam patur analist dhe bashkëpunëtor të mirë në gazetën “KOHA JONE”, dikur; pa harruar se asokohe e pata emëruar kryeredaktor të revistës AKS, filial i KOHA JONE, ndërkohë që A. Frangaj ishte drejtor i revistës KLAN”.
- Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA: Integriteti i procesit i rëndësishëm për vijimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit - 14/10/2025
- Rripi i virgjërisë, miti, frika dhe kontrolli mbi trupin femëror - 14/10/2025
- Krerët e Drejtësisë mbi 8 orë raportojnë në Kuvend. Dumani: Krimi i organizuar në nivele të larta. Kryeprokurori: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv - 14/10/2025