12.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

“Ngushëllime vëllazërore”, vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Rama: Argumenti më i mirë për ndërhyrjet në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama teksa i shpreh ngushëllime familjarëve të gjyqtarit, shkruan se agresioni kriminal i sotëm kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Po ashtu, Rama shkruan se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila sipas tij, përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Reagimi i Ramës:

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe ai u prehtë në paqe.

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. 

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x