Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.
Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.
Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim.
Nga raportimet qe sjellin drejtuesit e mjeteve të bllokuar prej Mirakës e deri ne Prrenjas, lëvizja është shumë e ngadaltë, thuajse e bllokuar tërësisht duke zgjatur disa orë në këtë segment.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa rekomandohet ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.
- “Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale - 15/01/2026
- Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale - 15/01/2026
- Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në… - 15/01/2026