18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Ngjela: Nëse Dumani do godasë krimin, ai do të bëhet ose kryeministër ose president!

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha në Shqip me Rudina Xhungën në Dritare Tv se kreu i ri i SPAK duhet ta tregojë veten tani që mori detyrën. Ngjela tha se nëse Dumani do të godasë krimin dhe korrupsionin në vend ai, do të eci shumë larg në karrierën e tij ose si kryeministër ose president.

“ Nuk e donte korrupsioni i lartë, bëri gjithë përpjekjet mos të dilte. E kanë eleminuar njëherë para tre vitesh. Ne e kuptuam që është i aftë, se e kishin këta frikë. Njerëzit po e presin me dëshirë dhe shpresë.

Çfarë ka ndodhur me Dumanin? i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe. Nëse bëhet lideri, ose kreu i goditjes së ndonjë krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ai bëhet figurë e madhe dhe tenton ose drejt kryeministrit ose drejt presidentit. Por duhet të jetë i saktë.”, tha Ngjela në Shqip.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x