27.3 C
Tirana
24 / 07 / 2026

Nga “Rruga e Kosovarëve” përfundoi te Diga e Liqenit, zbulohet kush është shoferi i BMW

Autori i aksidentit të paprecedentë te Diga e Liqenit Artificial është një 26-vjeçar nga qyteti i Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se 26-vjeçari Eldi Allushi, ka bërë aksidentin rreth orës 05:15 të mëngjesit të kësaj të marte dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x