Një 34-vjeçar nga Kuçova është vënë në pranga ditën e sotme në Sukth të Durrësit, pasi është kapur me një pistoletë me vete, ndërsa qëndronte në një lokal të zonës. Ai u arrestua nga forcat “Shqiponja”, ndërkohë që, në momentin e ndalimit, ai është përpjekur ta hedhë armën.
“Sukth, Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Klienti”, sekuestrohet 1 pistoletë. I pajisur me armë zjarri, teksa qëndronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.
Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë. 34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”
NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026