Në emisionin “Intervistë” në A2CNN, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u shpreh kundër votës preferenciale.
Felaj theksoi se vota preferenciale u shit si një element i fortë populizmi, por nuk rezultoi e tillë.
“Do të hyjmë në diskutime për sistemin zgjedhor pasi na detyron vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Besoj se do të gjendemi përballë shumë diskutimeve edhe për arsyen se opozita nuk ishte pjesë e diskutimeve për sistemin zgjedhor. Unë besoj se do të ketë diskutime në këtë pikë.
Jam e vetëdijshme se sisteme elektorale perfekte nuk ka. Eksperienca ime në zgjedhjet e fundit më çon të them se mbase ajo që ka nevojë të shikohet është vota preferenciale.
Vota preferenciale u shit si një element i fortë populizmi, por nuk rezultoi e tillë, pasi nuk mendoj se njerëzit kanë zgjedhur më të mirin, më të duhurin.
Vota preferenciale nuk e garanton atë justifikim publik që pati futja e këtij amendamenti”,tha Felaj.
/javanews
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026