6.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Në cilat qytete do përdoret votimi elektronik? Celibashi: Pajisjet garantojnë fshehtësi!

Sot në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë ka filluar demonstrimi i Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN) që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Zgjedhësit e këtyre tri bashkive do të votojnë përmes pajisjeve elektronike.

Komisioneri Celibashi dhe përfaqësues të KQZ kanë qenë sot në mjediset ku po zhvillohet demostrimi në qytetin e Elbasanit.

“Nga pikëpamja e sigurisë dhe garancisë së fshehtësisë së votës pajisjet PEVN dhe PEI kanë siguri 100% dhe garantohet fshehtësia e votës. Pajisja dhe sistemi ofrojnë të gjithë garancitë e fshehtësisë së votës, as KQZ dhe as kompania që ka prodhuar pajisjet, nuk ka asnjë lloj mundësie për të identifikuar votën e qytetarit.

Pajisja është shumë e thjeshtë në përdorim për të gjithë kategoritë e votuesve. Është një sistem i cili nga pikëpamja teknike e lehtëson procesin e votimit dhe qytetarët do ta konsiderojnë personalisht që procesi i votimit elektronik është i thjeshtë dhe i sigurtë”, u shpreh komisioneri Ilirjan Celibashi.

Ai ftoi votuesit e këtyre tre bashkive të marrin pjesë dhe të votojnë në datën 14 maj 2023, pa asnjë dyshim se vota e tyre mund të zbulohet. Ndërkohë, Celibashi theksoi se procesi i demostrimit të pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit elektronik do të vijojë për ditë me radhë në të tre bashkitë, konkretisht: 

Për Bashkinë Elbasan

Teatri “Skampa”, Bulevardi Qemal Stafa, Elbasan
Pallati i Sportit, Rruga “Janaq Kilica”, Elbasan
Qendra Kulturore e Femijeve, Rruga “Ismail Zyma”, Elbasan
Për Bashkinë Kamëz: 

Gjimnazi “Isa Boletini”, Rruga “Demokracia” Nr. 539, Paskuqan, Tiranë
Shkolla 9 vjeçare “Halit Coka”, Rruga Gjallica, Nr. 38, Bathore, Tiranë
Për Bashkinë Vorë: 

Shkolla 9 vjeçare (e Re), Rruga “Rinia”, Nr. 159, Vorë
Mjediset publike ku po zhvillohet demostrimi i PEVN do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në 17:00.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x