Avokati i Artur Shehut, nën hetim për tjetërsim pronash në Zvërnec mes të tjerash, u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut.
Kujtim Cakrani pas daljes foli për mediat, ku pas pyetjes që gazetaja e Top Channel, Anila Hoxha i bëri, ai pranoi se është paraqitur për çështjen e Zvërnecit, teksa pohoi se nuk ka pasur politikanë në takimin e shumëpërfolur në Aruba.
“Çështja e Arubës për Artur Shehun është vetëm një fantazi. Artur Shehu i ka thirrur për të bërë biznes personat në Aruba. Në Aruba ka qenë Artur Shehu, dy miqtë e tij që punojnë kuzhinier dhe një tjetër që ka biznes në SHBA dhe dy biznesmenë të tjerë që ju i njihni.
Nuk ka pasur politikanë në Aruba, atje mund të shkojë kushdo. Shehu është azilant në Amerikë, unë jam këtu për ta përfaqësuar. U thirra nga prokurori për të marrë dokumentacionin, më kërkuan ndjesë, sepse nuk ishin aty.
Nuk ka logjikë që toka t’i kalojë arabëve dhe 110 milionë eurot të bllokohen. Zvërneci është histori e një toke të trashëguar, që pronari ia shet kujt t’i dojë qejfi”, u shpreh Cakrani.
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026