Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, të marrë këtë të martë, më 10 nëntor.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është përcaktuar në 208 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 196 lekë për litër.
Edhe benzina do të tregtohet me çmime të reja. Tavani i shitjes me pakicë është caktuar në 167 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 155 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 13:45, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ecurisë së tregut.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për zbatimin e çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar se për shkeljet e konstatuara mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.
- PET-Scan në QSUT – Spahiu: 250 milionë lekë për ekzaminimin pa pagesë të rreth 2,500 pacientëve - 10/11/2026
- “Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile”, kryetarja e AMA reagon pas gjobave ndaj disa mediave: Liria editoriale duhet të ushtrohet bashkë me përgjegjësinë për përmbajtjen - 10/11/2026
- Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete - 10/11/2026