11.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Ndërron jetë një nga supermodelet më të famshme të botës

Tatjana Patitz, një nga supermodelet më të famshme të viteve ’80 dhe ’90, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së gruas gjermane, e cila ka qenë edhe në videoklipin “Freedom” të George Michael, së bashku me Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington.

“Ajo ishte më e “padukshme” sesa koleget e saj, më misterioze, më e pjekur, dhe kjo gjë e bënte më tërheqëse”, tha Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x