Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, ka ndërruar jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Kenia. BBC raporton se Priscilla Sitienei pati komplikime shëndetësore pasi ndoqi mësimin të mërkurën.
Ajo dhe shokët e saj të klasës 12-vjeçare po përgatiteshin për provimet përfundimtare që do të fillonin javën e ardhshme.
Historia e zonjës Sitienei frymëzoi një film dhe u lavdërua nga agjencia e kulturës dhe arsimit e OKB-së, Unesco.
Ajo u rrit në Kenian e pushtuar nga britanikët dhe jetoi luftën e vendit të saj për pavarësi.