14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Muzika në zi: Ndahet nga jeta kantautori italian Toto Cotugno

Ndahet nga jeta ne moshen 80 vjecare kantautori i njohur italian Toto Cotugno.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno ëshë ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Cutugno do të mbahet mend për të famshmen, “L’Italiano “, një këngë që u kthye shumë shpejt në një simbol brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Karriera brilante e Cotugno:

Toto Cutugno (Salvatore Cutugno lindi ne Fosdinovo me 7 korrik të vitit 1943) është këngëtar italian.

Kutunjo këndoi për herë të parë në Festivalin e Sanremos në vitin 1976 me Albatros me me këngën Volo AZ504, e cila u rendit e treta. Një vit më vonë merr pjesë përsëri në festival me këngën Gran Premio – Çmimi i madh.

Debuton si solist në vitin 1980. Fiton në Festivalin e Sanremos me këngën Solo noi – Vetëm ne. Në vitet vijuese renditet për pesë herë në vendin e dytë (19841987198819891990). Është i dyti edhe në vitin 1985, kur shkruan këngën Noi ragazzi di oggi – Ne, djemtë e sotëm të Luis Miguel.

Fiton Eurofestivalin në vitin 1990 në Zagreb me këngën Insieme 1992 – Së bashku 1992. Një vit më pas paraqet Eurovizionin së bashku me Gigliola Cinquetti.

Ka qenë edhe paraqitës televiziv. Programet e tij më të njohura janë Piacere Raiuno e Domenica In.

Pjesëmarrjet e tij në Festivalin e Sanremos:

  • 1976 Volo AZ504 me Albatros
  • 1977 Gran premio me Albatros
  • 1980 Solo noi
  • 1983 L’italiano
  • 1984 Serenata
  • 1986 Azzurra malinconia
  • 1987 Figli
  • 1988 Emozioni
  • 1989 Le mamme
  • 1990 Gli amori dyshe me Ray Charles
  • 1995 Voglio andare a vivere in campagna
  • 1997 Faccia pulita
  • 2005 Come noi nessuno al mondo dyshe me Annalisa Minetti
  • 2010 Aeroplani

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x