Muxhahedinët iranianë në kampin e MEK në Manzë po protestojnë kundër kontrolleve që po kryhen nga policia në ambientet e brendshme dhe zyrat e tyre.
Ata pretendojnë se policia ka vrarë një prej tyre, por ky pretendim hidhet poshtë nga uniformat blu. Uniformat blu për mediat theksojnë se nuk ka pasur viktima.
“Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë”, pretendohet në reagimin e MEK.
Policia e Shtetit nisi mëngjesin e kësaj të marte kontrolle në ambientet e brendshme të kampit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet se ky operacion po kryhet në kuadër të terrorizmit dhe sulmeve kibernetike.
Policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me kontrollet që po kryhen.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026