Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas me shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, me ndërprerje.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë.