17.5 C
Tirana
13 / 03 / 2025

Momente tmerri për Dua Lipën në Santiago, fansat hyjnë në hotel

Dua Lipa u trondit kur fansat i hynë në hotelin ku po qëndronte. Ata shkuan pas derës së dhomës së saj duke e pritur. 29-vjeçarja ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur fansat arritën të hynin në ambientet e saj private.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në qytet për një reklamë përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Mediat e huaja të cilat kanë bërë publik rastin, nga ana tjetër konfirmojnë se këngëtarja nuk ka mbetur e dëmtuar.

Fansat e entuziazmuar kanë vrapuar në drejtim të këngëtares për të bërë foto. Ky incident përsëritet një vit më pas, ky Dua Lipa po bëhej gati të performonte në festivalin muzikor Glastonbury.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x