14.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e funksionarëve, apo mbështetësve të PD, të pranishëm tek Gjykata e Tiranës, gjatë zhvillimit të seancës së masës së sigurisë për 7 të mitur të arrestuar në protestën e 10 shkurtit.

Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

Operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestës dhe pjesëmarrësit ndaj njerëzve të medias, teksa janë duke ushtruar detyrën dhe pasqyruar për publikun dinamikat e protestës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x