Nga Fadil Nasufi
Jo cdo liber qe del ne qarkullim rekomandohet te lexohet!
As preferencat individuale nuk imponohen per publicitetin apo audiencen qe duhet te mare nje
liber qe sheh driten e botimit.
Por Libri i Pashk Pervathit “Rrugetimi im”ja vlen te lexohet dhe te jete pjese e bibliotekave tona dhe me gjere.
Kjo nuk lidhet me adhurimin tim dhe te atyre qe e njohin apo kane bashkepunuar me Pashkun.
Pashk Pervathi eshte nje nga piktoret me te shquar bashkekohor te vendit tone.
Ai eshte nje emer i dashur dhe i afirmuar edhe jashte kufijeve te Shqiperise dhe eshte ngjitur me merite dhe me pune kembengulese ne majat me te larta te krijimtarise ne fushen e arteve figurative.
Vepra e Pashk Pervathit eshte nje album i cmuar ne artin tone kombetar ku peisazhet, portretet, kompozimet dhe krijimtaria artistike e tij ka krijuar marken aq shume te pelqyer “Made in Pashk Pervathi”
Pashku ne gjithe qenien e tij eshte mbi te gjitha nje njeri model, nje qytetar dinjitoz, njeri qendrestar, mendjehapur dhe me karakter dhe ka skalitur ne rrugetimin e jetes se tij portretin e nje burri fisnik dhe te nje patrioti stoik qe nuk i lekundet kurre ashti si nje shqiptar qe e do Shqiperine dhe me artin e tij punon per Shqiperine !
Ashtu sic shkelqen me pikturat e tij, Pashku befason edhe me kete liber.
Libri ka ne permbajtje momentet me pikante te jetes ne femijeri, ne rini dhe ne gjithe angazhimin e tij intensiv si artist, si prind, si intelektual dhe si nje personazh publik i rritur mes sfidave duke patur bashkeudhetare punen, ndershmerine dhe te verteten.
Libri i Pashkut eshte i bukur edhe nga aftesia e tij e te rrefyerit te ngjarjeve, te kultures se te shkruarit plot elokuence, te references me fakte e me kronologji te mbajtura shenim nder vite (apo te kujteses se tij fenomenale) dhe eshte nje liber metodike se si duhet shkruar nje liber i natyres biografike dhe jo vetem.
Eshte liber hymn per dashurine per familjen, per sakrificat qe kane bere prinderit dhe familja per Pashkun dhe per shperblimin qe ka ditur tua ktheje mbrapesht me suksesin e tij.
Eshte nje liber mirenjohes per te gjithe ata qe i kane dhene doren dhe shansin ne rrugetimin tij mes privimesh dhe qe me aq sa e njoh une Pashkun- askujt nuk i ka ngelur borxhli, por ja u ka kthyer ndihmen dhe perkujdesjen me miresi dhe me art.
Ky liber flet per Pashkun “bio” per Pashkun modest dhe puneshume, ku nuk ka asnje fragment vetelavderimi , perkundrazi , – permbajtja e librit eshte nje apel per shoqerine dhe shtetin se kombi mbahet ne kembe dhe ka vazhdimesi sepse ka burra te devotshem, krijues dhe me peshe te rende si Pashk Pervathi…
Ne kete liber ju te dashur lexues te moshes mbi 60 vjec gjeni copeza te jetes suaj( perjashto biografine dhe rrugetimin personal te Pashkut) dhe duket se ky liber eshte shkruar per sejcilin prej nesh.
Urime Mik!