Mjeku Pëllumb Pipero thotë se fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm, do të shënojë fundin e pandemisë COVID-19.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pipero nënvizoi se virusi mund të mbetet në qarkullim, por si virus endemik dhe mund të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë.
“Unë besoj që shumë shpejt do të deklarohet mbyllja e pandemisë. Kam menduar që fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër, duhet të shënojë mbylljen e pandemisë, edhe pse virusi mund të ngelet në qarkullim, në një formë apo tjetër midis nesh.
Të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë, sikundër kemi edhe mjaft viruse të tjera, si virusi i gripit stinor. Ende nuk mund ta themi me siguri këtë, por ka shumë gjasa që të mbetet si një virus i tillë, jo si një virus pandemik, por si virus endemik”, theksoi ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026