Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fatin e programeve bërthamore të Teheranit, pasi shprehu dyshime për qëllimet e Shteteve të Bashkuara në prag të raundin të dytë të bisedimeve.
Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.
Diplomati iranian pritet të takohet më 19 prill në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për rundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.
“Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme”, tha Araqchi në Moskë.
Raundi i parë i bisedimeve në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit prej se presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.
Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i rrymës.
Më herët gjatë javës, Witkoff bëri thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të pasurimit të uraniumit të Iranit.
Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60 për qind – shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore.
Raundi i parë i bisedimeve në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit prej se presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.
Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i rrymës.
Më herët gjatë javës, Witkoff bëri thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të pasurimit të uraniumit të Iranit.
Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60 për qind – shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore./REL
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026