7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Milan mund Napolin mes nervozizmit në San Siro, Real Madrid “likujdon” Chelsean

Milan fitoi në San Siro me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Napolit në një e cila u karakterizua nga nervozizmi dhe duelet e ashpra. Kuqezinjtë shfrytëzuan në maksimum një kundërsulm në minutën e 40′ që u finalizua nga Bennacer.

Në fraksionin e dytë, napoletanët provuan të barazonin, por miqtë mbetën me 10 lojtarë pasi Anguissa mori dy të verdha brenda pak minutave.

Megjithatë, Napoli tentoi deri në fund për barazimin, por Maignan me pritjet e tij mbajti në fuqi fitoren e kuqezinjve.

Në javën e ardhshme, në stadiumin Maradona pritet një përballje e fortë teksa rezultati lë gjithçka hapur edhe pse Milan niset i avantazhuar.

Nga ana tjetër, Real Madrid fitoi në Santiago Bernabeu teksa mposhti Chelsean me shifrat 2-0. Ai që shënoi i pari për madrilenët ishte Karim Benzema që realizoi në minutën e 22-të të pjesës së parë.


Në pjesën e dytë, londinezët u penalizuan pasi Chilwell u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtari i fundit ndaj Rodrygo.

Në vazhdim, vendasit tentuan të shfrytëzonin epërsinë numerike dhe në fakt ia dolën pasi shënuan edhe të dytin me anë të Marco Asensio.

Tashmë, në Angli, madrilenët nisen të avantazhuar për të shkuar në gjysmëfinalen e Champions League.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x