9.5 C
Tirana
22 / 11 / 2024

METEO: Viti 2022 për Italinë më i nxehti që nga viti 1800

2022 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1800 në Itali.

”Rritja e temperaturave ishte pothuajse një gradë celsius më e lartë (0,96 ° C) se mesatarja e llogaritur në 30 vite, nga 1990-2020”, theksoi Bernardo Gozzini, drejtor i konsorciumit ”Lamma”, bazuar në të dhënat e CNR-Isac.

Rritja më e madhe është shënuar në temperaturat maksimale të cilat shënuan rritje prej 1,2 gradë Celsius.

Në Evropë, megjithatë, që nga shtatori, 2022 është në vendin e tretë si viti më i nxehtë që nga viti 1800, ndërsa globalisht zbret në vendin e pestë.

”Italia duket se është në qendër të këtij ndryshimi klimatik”, nënvizon Gozzini.

“Temperaturat midis gushtit dhe shtatorit ishin dy-tre gradë Celsius më të mëdha se mesatarja”, shtoi ai./ /os/

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x